×
Insajderi / Insajderi

SHKK-së i shtohen 47 zyrtare korrektuese

Insajderi
28 April 2023 - 19:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se 47 zyrtare korrektuse kanë filluar punën në SHKK.

Në ceremoninë e organizuar nga SHKK, mori pjesë edhe Ministrja Haxhiu tha se kjo është një inciativë e bazuar në Ligjin për Barazi Gjinore.

“Një iniciativë të tillë si Ministri e Drejtësisë e kemi marrë bazuar edhe në obligimet që dalin nga Ligji për Barazinë Gjinore, por edhe në programin tonë qeverisës dhe përpjekjet e aspiratat tona të përbashkëta për barazi gjinore dhe krijim të kushteve të përshtatshme për trajtim të barabartë”, tha Haxhiu.

“Shtimi i numrit të grave në Shërbimin Korrektues do të jetë synim i ynë edhe në të ardhmen që të krijojmë një barazi gjinore edhe në Shërbimin Korrektues përveç resorëve tjera. Prandaj, për këtë qëllim do të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe masat administrative të nevojshme me synim të arritjes së kësaj aspirate të përbashkët”, shtoi ajo.

Sipas njoftimit të SHKK-së, zyrtaret do të fillojnë trajnimin shtatëmujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, Qendrën Korrektuese Lipjan, Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark