×
Fokus 2

Shkoi në Polici për të denoncuar ish-gruan dhe vajzën se ia rrahën të dashurën, burri arrestohet

Insajderi
30 March 2024 - 09:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një burrë nga Mitrovica ka denoncua në Stacionin Policorë ish-bashkëshorten dhe vajzën e tyre.

Sipas tij, dy të dyshuarat kanë sulmuar atë dhe të dashurën e tij.

Policia bën me dije se gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Ndërkaq të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se ai dhe e dashura e tij, janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarat femra kosovare (ish-bashkëshortja e tij dhe vajza e tij). Të dyshuarat pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Gjatë verifikimit ka rezultuar se ankuesi ka urdhëresë aktive nga gjykata dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali”, thuhet në raportin e policisë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark