×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shkolla “Ali Sokoli” nuk është në grevë, ajo drejtohet nga vëllai i shoferit të Rexhep Selimit

    Insajderi
    01 September 2022 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkolla e mesme e mjekësisë “Ali Sokoli” në kryeqytet, e cila udhëhiqet nga një përkrahës i Vetëvendosjes, njëherit vëllai i shoferit të Rexhep Selimit nuk ka hyrë në grevë. Kjo shkollë ka mbajtur sot mësim, gjegjësisht po e kundërshton vendimin e SBASHK-ut për grevë.

    Drejtor i shkollës “Ali Sokoli” është Flamur Bujupi, vëllai i shoferit të ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit. Vet drejtori Flamur Bujupi ka publikuar fotografi në llogarinë e tij në Facebook nga aktivitete e shumta të partisë në pushtet. Derisa ka disa fotografi përkrahë Selimit.

    Shkolla e cila po udhëhiqet nga përkrahësi i Vetëvendosjes ka vendosur të distancohet nga kolegët e tyre. Duka vazhduar kështu me procesin mësimor.

    Më poshtë ju sjellim disa fotografi të cilat dëshmojnë për afërsinë e drejtorit dhe vëllai i tij me Vetëvendosjen:

    Flamur Bujupi dhe Rexhep Selimi
    Flamur Bujupi – Tubim të Vetëvendosjes
    Rexhep Selimi e Flamur Bujupi në një tubim të Vetëvendosjes
    Rexhep Selimi e Besart Bujupi
    Rexhep Selimi, Besart Bujupi e Albin Kurti

    Ekipi i Gazetës Insajderi ka qenë i pranishëm në shkollën “Ali Sokoli”, për të parë më saktë se çka po ndodhë.

    Mësimdhënësit kanë refuzuar të flasin para kamerës, por njëri nga ata që ka dashur të mbesë anonimi tha se mësim deri në këto orë është mbajtur derisa ka shtuar se pritet të vendoset nëse do të vazhdohet kështu.

    “Deri në këto momente ka qenë duke u mbajtë mësimi, tash janë mbledh sërish mësuesit për të parë nëse do të vazhdojnë”, tha ky mësimdhënës shkurt për Insajderin.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe përmes numrit zyrtar të shkollës, por të njëjtit nuk e kanë hapur telefonin.

    Orë më parë Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevistë të SBASHK-ut deklaroi se nëpër të gjitha shkollat është duke vazhduar greva, shkruan Insajderi.

    Kushaj u shpreh se pas përgjigje që kanë pranuar nga Shoqatat Sindikale të Komunave, e bën të kuptojë se në asnjë shkollë nuk është duke u zhvilluar procesi mësimor.

    “Deri tani kam marrë përgjigje nga Shoqatat Sindikale të Komunave, këshilli grevist është pran shkollës dhe të gjithë mësimdhënësit janë nëpër shkolla, të gjithë më kanë informuar se jemi në grevë dhe kjo na bënë me kuptu që ne mos të kemi thashetheme të ndryshme që ndonjë shkollë, apo individë mund të jetë i pranishëm në shkollë. Të gjitha komunat i kemi mbuluar me informacione që kemi pranuar, kemi aty-këtu nxënëse me numër shumë të vogël që kanë shkuar në shkolla dhe qetësisht janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre”, ka deklaruar ai përcjell Insajderi.

    Qeveria e Kosovës po heziton që të dëgjojë kërkesat e mësimdhënësve dhe të reagoj për t’i plotësuar ato. Rrjedhimisht, greva e nisur nga SBASHK-u është duke vazhduar.

    BSPK po kërkon për shërbyesit civilë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit Për Paga.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark