×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shkollat e banorët e Ferizajt me peticione për mbylljen e lokaleve devijuese

    Insajderi
    17 October 2020 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Ferizajt është njëra nga komunat me aktive në mbylljen e lokaleve që dyshohen për veprimtari devijante.

    Gjatë aksioneve të ndryshme të ndërmarra nga Inspektorati Komunal dhe Policia e Kosovës vitin e kaluar i është vënë dryri 20 kafiterive e restorantesh.

    Ndërsa, që nga janari deri më tani në komunën e Ferizajt janë mbyllur 30 sosh.

    Kështu kanë konfirmuar për IndeksOnline nga zyra për komunikim në Ferizaj.

    “Tridhjetë subjekte janë mbyllur gjegjësisht kafiteri dhe restorante që dyshohej nga Policia e Kosovës – Njësitit kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore se në këto subjekte ka veprimtari devijante. Vitin e kaluar, njëzet subjekte – kafiteri dhe restorante”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Por këto aksione janë ndërmarrë pas ankesave të shumta të shkollave dhe qytetarëve.

    Në përgjigjen e komunës thuhet se qytetarët e dy rrugëve kanë nënshkruar dy peticione për mbylljen e lokaleve që dyshoheshin për veprimtari devijante.

    “I gjithë  aksioni i mbylljes së këtyre subjekteve ka ardhur si kërkesë e vazhdueshme të shkollave në rrugën “Besim Rexhepi” vitin e kaluar, ndërsa këtë vit ne kemi pasur dy peticione nga banorët e rrugëve “Kemail Hetemi” dhe “Qamil Ilazi”, ndaj këtyre subjekteve për veprimtari të dyshimta me elemente devijante”, thuhet tutje.

    E qyteti me  345 km² i cili konsiderohet qyteti më i zhvilluar pas Prishtinës në Kosovë, po del të ketë veprimtari të tilla në 9 rrugë.

    Sipas përgjigjes së komunës dhënë për IndeksOnline këto lokale kanë qenë më dominante në rrugët “Besim Rexhepi”, “Gursel dhe Bajram Sylejmani”, “Hamëz Jashari”, “Qamil Ilzai”, “Shën Nënë Tereza”, “Kemail Hetemi”, “Mejdi Xhaferi”, “Rexhep Bislimi” dhe “Remzi Hoxha”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark