×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shkreta, Mujku, Krasniqi, Berishaj e Mujeci…” a po flasim për parti politike apo ndërmarrje kriminale – pyet Ahmeti

    Insajderi
    15 August 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyrtari i PSD-së, Bardh Ahmeti ka komentuar arrestimin e asmableistit të LVV-së, Besnik Mujeci i cili u kap me drogë nga policia shqiptare, shkruan Insajderi.

    Ahmeti ka thënë se kur merr parasysh skandalet e zyrtarëve të lartë të LVV-së, nuk dihet se a po flet për parti apo ndërmarrje kriminale.

    Ai ka përmendur disa raste ku anëtarë të partisë janë përfshirë, ose dyshohen për skandale financiare.

    “Deputetit Mirsad Shkreta i gjinden 50 mije euro te padeklaruara ne shtepi, Faruk Mujkes 60 mije, kryeshefi Nagip Krasniqi ne burg per afera korruptive ne KEK, Martin Berishaj miliona euro cash, Besnik Mujeci kontrabandues i narkotikeve”, ka shkruar ai.

    “Keto jane vetem disa prej rasteve kriminale ku jane perfshi zyrtaret e larte te VV-se. Nuk e din njeri a eshte parti politike, apo organizate kriminale. Keshtu perfundon kur heq dore nga ideali, kur shtepia ne Marigona Hill te mbetet endrra e vetme”, është shprehur Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark