×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shkupi synon ta shkruajë sonte historinë, kërkon kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve përballë Dinamo Zagrebit

    Insajderi
    26 July 2022 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkupi do ta luajë sonte ndeshjen më të rëndësishme të vitit.

    Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut do ta ketë përballë vetes gjigantin kroat, Dinamo Zagreb.

    Kjo ndeshje është e vlefshme për rundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve.

    Ndeshja e parë në kryeqytetin kroat u mbyll në paqe 2:2.

    May be an image of text that says 'MATCHDAY SecondQualifyingRound UEFACHAMPIONSLEAGUE SHKUPI SHKUPI DINAMOZAGREB at21:00'

    Kurse, sonte, kampioni i Maqedonisë së Veriut synon ta shkruajë historinë dhe të kualifikohet tutje në rundin e tretë.

    Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup.

    Ndryshe, Shkupi është klubi i vetëm shqiptar që ka mbetur në Ligën e Kampionëve për këtë vit pas eliminimit të Tiranës dhe Ballkanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark