×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkurte Fejzës i punësohet djali në Ministrinë e Gërvallës, merr një pozitë të rëndësishme

    Insajderi
    08 February 2023 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Djali i artistes së njohur, Shkurte Fejzës, është punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjatë muajit të kaluar.

    Arber Behluli në një konkurs për pozitën e Zyrtarit të Lartë për Hulumtim dhe Strategji është shpallur si kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behluli është vlerësuar me më së shumti pikë (68.84) nga Komisioni Vlerësues.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bënë njoftimin për kandidatin fitues të rekomanduar nga Komisioni i Vlerësimit për lëvizje brenda kategorisë për pozitën: Zyrtar i lartë për Hulumtim dhe Strategji”, thuhet në vendimin e Ministrisë, për Arber Behlulin, djali i Shkurte Fejzës.

    Arbër Behluli gjithashtu ishte punësuar në Zyrën e Kryeministrit, në kohën e qeverisjes së Ramush Haradinajt.

    Në mars të 2019-s, Behluli ishte pranuar në punë në pozitën Zyrtar i lartë për planifikim të politikave në Zyrën e Kryeministrit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark