×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Shoku i babait të Muratit fiton tenderin e dytë nga Ministria e Financave

    Insajderi
    22 May 2024 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Financave ka shpërblyer me tender për herë të dytë, mikun babait të Ministrit Hekuran Murati. Agron Çerkini që edhe më parë kishte përfituar nga ministri Murati duke u angazhuar si konsulent për tatimin në pronë, tashmë është angazhuar si “ekspert në bujqësi”, shkruan Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    Ministria që udhëhiqet nga Hekuran Murati, ditën e djeshme 21.05.2024, ka dhënë njoftimin për kontratë lidhur me tenderin “Angazhimi i një eksperti të Bujqësisë”.

    Me kontratë u shpërblye Agron Çerkini i cili është person i afërt me babain e Ministrit Hekuran Murati.

    Vlera e përgjithshme e kontratës është 8 mijë euro.

    Lidhja e Çerkinit me Muratin

    Agron Çerkini, që tashmë është ekspert i bujqësisë, kishte përfituar edhe më parë nga ministria e Muratit.

    Ai ishte angazhuar si konsulent për tatimin në pronë.

    Ministria e Financave kishte nënshkruar kontratë me të për konsulent për tatimin në pronë si mbledhje e detyrueshme e detyrimeve të tatimit në pronë me 27.01.2023.

    Ai merrte aty një pagë prej 2 mijë e 400 euro.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se Çerkini është i afërt me babain e Ministrit Hekuran Murati.

    Muhamet Murati (babai i Muratit) ka shoqëri me Çerkinin. Ata dalin edhe për të pirë kafe së bashku.

    Në anën e majtë babai i Hekuran Muratit dhe në anën e djathtë Agron Çerkini. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark