×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Show nga inspektimi i asfaltit- Muharremaj kopjon Lladrovcin pas pesë viteve

    Insajderi
    13 March 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci para pesë viteve ishte bërë viral për mënyrën se si po kontrollonte cilësinë e shtrimit të asfaltit. Kjo nuk u harrua lehtë nga publiku të cilët për vite kanë vazhduar ta përmendin. Por, që sot ky veprim është kopjuar nga i pari i Suharekës, Bali Muharremaj.

    Lladrovci në vitin 2018 kishte marrë kazmën në duar për të inspektuar punimet për projektin e asfaltimit të rrugëve dhe rrugicave, kishte dal për t’i parë nga afër punimet për realizimin e këtij projekti.

    Ai përveç kësaj kishte dalur në terren disa herë ku ishte përballur edhe me kompanitë. Ai kishte ndërprerë Punimet e Kanalizimit për Shkak të Cilësisë së Gypave.

    Nga terreni kishte njoftuar se nuk është duke u realizuar projekti sipas rregullave të parapara duke i dhënë ultimatum kompanisë.

    Duket se pas pesë viteve, nga kryetari i Drenasit është inspiruar kryetari i Suharekës Bali Muharremaj.

    Ai sot në profilin e tij në “Faccebook” ka publikuar një video nga terreni për cilësinë e dobët të asfaltimit.

    Por, ndryshe nga Lladrovci ai nuk kishte marrur kazmën për të inspektuar vetë ai punimet. Këtë po e bënte një qytetar.

    @insajderitv Suharekë-Asfallti i dobët, qytetari e prashitë me shati parave syve të kryetarit #suhareka #qytetari #balimuharremaj #aak #insajderi ♬ original sound – Insajderi

    Ndërsa vetë kryetari Muharremaj tha se “cilësia e dobët e punimeve nuk kalon“.

    Cilësia e dobët e punimeve nuk kalon. Edhe qytetari bashkë me mua është verifikues mes tjerash në cilësi të punimeve. Në teren do të jem bashkë me ta. Samadraxhë”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark