×
  • Showbiz
  • Show

    Shpallet i vdekur Ronaldo Sharka, reagon ashpër moderatori

    Insajderi
    11 May 2023 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndodh shpesh që në rrjetet sociale të gjeni informacione të gabuara, të pasakta dhe të rreme. Kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë, ku në rrjetin social “TikTok” ka bërë xhiro një foto e Ronaldo Sharkës, në të cilën shkruhej:

    Mesazh ogurzi pë moderatorin Ronaldo Sharka në rrjete sociale.

    “Vllai jonë qosh i xhenetit”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë.

    Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar vetë ish-banori i “Big Brother VIP”. Ai ka bërë një postim në “Instastory”, ku për personin që ka bërë këtë postim shprehet “të sëmurë mendorë, njerëz të lig”.

    “Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit!

    Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez muti”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark