×
Hulumtime/Analiza / Analiza

Shpenzimet e udhëtimeve – Për 10 muaj MAPL shpenzoi veç 353 euro për dreka, por ku treguan më dorëlirë?

Insajderi
05 December 2023 - 17:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Për shpenzimet e udhëtimeve përgjatë periudhës janar-tetor, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka shpenzuar gjithsej 17 mijë e 916 euro. Shpenzimet përveç për ministrin janë ofruar edhe për 7 pjesëtarë të kabinetit të tij. Mijëra euro janë shpenzuar për bileta të aeroplanit.

Insajderi ju sjell të dhënat pas kërkesës në Qasje për Dokumente Publike.

11 mijë e 33 euro, i kushtuan buxhetit të shtetit për biletat e ministrit, Elbert Krasniqi dhe një pjesë të kabinetit të tij.

Vetëm ministri ka shpenzuar 5 mijë e 483 euro, pasuar nga  shefi i kabinetit, Mergim Neziraj mbi 2500 euro.

Ndërkaq dy këshilltarët e ministrit, Arianit Abazi 1 mijë e 748 euro ndërsa Fidan Kalaja 1 mijë 116 euro.

Për akomodim gjatë udhëtimeve zyrtarë nga kjo ministri harxhuan plotë 6 mijë e 322 euro.

Elbert Krasniqi shpenzoi 4 mijë e 513 euro.  Shefi i kabinetit, Mergim Nezirja 1 mijë e 499 euro si dhe dy këshilltarët e tij, Arianit Abazi 276 euro dhe Ramë Muca 83.50 euro.

Në anën tjetër, sa i përket shpenzimeve të drekave MAPL, është treguar më e arsyeshme.

Nuk është specifikuar se kush as ku, por dihet se për dreka pune nga MAPL, janë shpenzuar 353 euro për 10 muaj të këtij viti.

Të dhënat janë dërguar edhe për “Shpenzimet e vogla – para xhepi”, ku gjithsej del se kanë shpenzuar 208 euro. Përmendet shefi i kabinetit, dy prej këshilltarëve politik, si dhe asistentja ekzekutive.

/Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark