×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpërthim në një ndërtesë në Stamboll, të paktën dy të vdekur

    Insajderi
    29 September 2023 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shpërthim ka ndodhur në një ndërtesë në Sirinevler të Stambollit, ku raportohet se ka edhe viktima dhe të lënduar.

    Nga shpërthimi humbën jetën dy persona dhe pesë të tjerë janë plagosur, raporton gazeta hurriyet.

    Një numër i madh personash janë dërguar në vendngjarje, i cili mësohet se është shkaktuar nga gazi natyror.

    Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, deklaroi se “sipas gjetjeve fillestare, shpërthimi u shkaktua nga gazi natyror në katin e 5-të të ndërtesës. Kemi pesë të plagosur. Një prej të cilëve është në gjendje të rëndë. Zjarrfikësit janë duke e shuar zjarrin. Banorët e pallatit janë evakuuar në vende të përshtatshme”.

    Theksojmë se ekipet e higjienës të qytetit kanë filluar të pastrojnë vendin ku ndodhi shpërthimi.

    Ndryshe, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Bakırkoy tashmë ka nisur një hetim rreth shpërthimit ndërsa detajet e para do të bëhen të ditur gjatë ditëve në vijim.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark