×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpërthim nëntokësor në New York – Qytetari pëson djegie të shkallës së dytë

    Insajderi
    27 July 2021 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shpërthim nëntokësor përfshiu një trotuar në Queens të New York.

    Një qytetar i cili po kalonte aty pranë pësoi djegie të shkallës së dytë, pasi në momentin e shpërthimit u gjend në hekurat e trotuarit.

    Sipas medieve të huaja, Barry West, 57-vjeçar, ishte rrugës për të paguar faturën e telefonit pranë kryqëzimit të Farmers Boulevard dhe Baisley Boulevard në Saint Albans, Queens.

    Shpërthimi besohet të ketë ndodhur të enjten e kaluar gjatë pasdites.

    West, një baba, u përfshi nga flakët, por arriti të largohej disa momente më vonë, duke parë i habitur nga ajo që sapo kishte ndodhur. Burri po shërohet në Qendrën Mjekësore të Universitetit Nassau. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark