×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shpërthimi i granatës në veri të Mitrovicës, nga Prokuroria japin detaje

    Insajderi
    16 January 2024 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në Veri të Mitrovicës, si pasojë dy persona janë plagosur.

    Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, thanë për Gazetën Insajderi se rasti është duke u hetuar si “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Me datë 15 janar 2024 rreth orës 23.52 minuta, rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë të Veriut, një person deri tash i paidentifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore, në drejtim të dy viktimave të cilët kanë pësuar plagë trupore. Prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me policinë  rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

    Ndryshe nga policia kanë konfirmuar se dyshohet se mjeti shpërthyes është një granatë dore dhe se ngjarja ka ndodhur tek Hoteli Bisevac.

    Njëri nga personat e lënduar është në gjendje më të rënduar.

    “Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark