×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Shpëtimi” i buxhetit të komunave – Vjen reagimi i Asociacionit

    Insajderi
    15 December 2022 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas “shpëtimit” të buxhetit të komunave nga deputetët në seancën e sotme të kuvendit, ka reaguar Asociacioni i Komunave të Kosovës.

    Deputetët kanë votuar pro-amandamentit që parasheh heqjen e këtij neni, nga projektbuxheti i vitit 2023, pasi që nga fillimi ishte kundërshtuar nga komunat dhe opozita.

    Në reagimin e Asociacionit thuhet se fitorja u arrit pas lobimit për të mbojtur të hyrat vetanake të komunave.

    “Asociacioni i Komunave të Kosovës ka arritur të mbrojë përmes lobimit të drejtën e Komunave të mbajnë dhe të menaxhojnë e të hyrat vetanake të grumbulluara,  pasi që mjetet janë të qytetarëve  dhe duhet të investohen nëpër Komuna, e drejtë e cila është e garantuar edhe me gjitha aktet juridike në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagim.

    Njoftimi i plotë i AKK-së:

    PAS LOBIMIT TË SUKSESSHËM TË AKK-SË, TË HYRAT VETANAKE U MBESIN KOMUNAVE NË VITIN 2023

    Kuvendi i Republikës së Kosovës tërhoqi pikën 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023

    Projekt-ligji i  Buxhetit për vitin 2023 i propozuar nga MFT, është kontestuar nga Komunat përkatësisht Asociacioni i Komunave të Kosovës, në nenin (9)  pika (6), ku bëhej fjalë për të hyrat vetanake të grumbulluara nga komunat e ku thuhej që : “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”, paragraf ky i cili është konsideruar nga AKK në kundërshtim me ligjet ekzistuese që rregullojnë aspektin e të hyrave vetanake të Komunave.

    Asociacioni i Komunave të Kosovës ka arritur të mbrojë përmes lobimit të drejtën e Komunave të mbajnë dhe të menaxhojnë e të hyrat vetanake të grumbulluara,  pasi që mjetet janë të qytetarëve  dhe duhet të investohen nëpër Komuna, e drejtë e cila është e garantuar edhe me gjitha aktet juridike në Republikën e Kosovës.

    Asociacioni i Komunave të Kosovës pas reagimeve të Komunave, ka kundërshtuar propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, që këto mjete nga Të Hyrat vetanake të Komunave , që përfshijnë disa miliona euro të kalojnë në Buxhetin e Qeverisë së Kosovës .

    AKK- edhe një herë ishte në mbrojtje të Komunave duke respektuar Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike, atë të Financave të Pushtetit Lokal si dhe  Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark