×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Shpifën e më denigruan për Rrugën A”, Pacolli i paditë Abdixhikun, Ramën e Kica-Xhelilin

    Insajderi
    19 December 2023 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, janë paditur nga Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli.

    Ajo sot ka dorëzuar padi kundër tyre lidhur me projektin e rrugës A.

    “Dorëzova padi kundër kryetari të Prishtinës Përparim Rama, kundër kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhikut dhe kundër nënkryetares së LDK-së, deputetes Doarsa Kica-Xhelili në lidhje me rastin e Rrugës A. ata shpifin dhe fyejnë dhe denigrojnë autoritetin tim duke më akuzuar pa fakte. Me statuset e tyre publike kanë nxitur opinioni publik, kundër meje, kanë nxitur qytetarët e Prishtinës të reagojnë kundër meje pa pasur asnjë fakt dhe në mënyrë shumë të padrejtë. Unë pres që Gjykata ta shqyrtojmë me kujdes lëndën time”.

    E pyetur për ndërlidhjen me motrën e saj në këtë çështje, gjyqtaren Vlora Pacolli, ajo tha se të dyja vetëm po e bëjnë punë ë tyre profesionale.

    “Motra ime ka punë e vet, unë kam punën time, të dyja e bëjmë punën tonë profesionale. Ata e kanë shfrytëzuar rastin për të përfituar politikisht dhe më kanë akuzuar padrejtësisë veç pse jam motra e gjyqtares Vlora Pacolli”. Ajo e ka pasur rastin e Rrugës A, ju e dini që rastet ndahen me rend. Ne presim që Gjykata të merr vendim”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark