Megjithëse disa njerëz besojnë se historia e shpikësit amerikan Thomas Ogle është një mit apo legjendë urbane, realiteti është se Ogle ka dizajnuar dhe implemetuar një “karburator me avull” që munësonte që automjeti të kalonte mbi 160 kilometra me vetëm 3.8 litra benzinë në vitin 1977 – pa emitime të dioksidit të karbonit.
Fatkeqësisht shpikja e Oglovit nuk e pa kurrë dritën e ditës.
Pasi i mbijetoi një tentative për vrasje, Ogle vdiq vetëm disa ditë më vonë nën rrethana të dyshimta.
“A keni frikë se kompanitë e naftës apo arabët do të vijnë për ju?” ishte pyetur nga gazetari Ron Lajtner në vitin 1978 – tre vjet para vdekjes së tij.
“Jo. Jo më. Kam shumë publicitet. Po ta mbaja të fshehtë zbulimin tim, mbase mund të shqetësohesha. Por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për këtë”, kishte thënë atë kohë Ogle.