×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpjegimi i Jahja Kokajt për gradimin e mbesës së tij, e krahason me fenomenin e rënies së asteroideve

    Insajderi
    04 June 2021 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për gradimin e mbesës së tij, Fadile Dyla, në pozitën e u.d. të sekretarit në Ministrinë e Arsimit.

    Ai ka thënë se nuk ka ndërhyrë për gradimin e mbesës së tij në MASHT. Këtë e ka shpjeguar përmes një teorie me asteroidët që bien nga hapësira.

    “Mund të ndodhë që të bie një asteroid në një vend të caktuar dhe t’i qëllon në një distancë të caktuar. Por, korralecioni i rënies së asteroidit është fenomen pa kurrfarë korrelacioni. Çfarëdo rënie që nuk ka lidhje me ashtu do të thotë nuk ka kurrfarë korrelacioni. Kështu madje ju tregova edhe unë që nuk kam pasur kurrfarë ndërhyrje”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se gjatë muajve të fundit nuk ka komunikuar as me vëllanë e tij, të atin e ushtrueses së detyrës së sekretarit në MAShT.

    “Sa i përket mbesës time, Fadile Dyla, është e martuar, mbiemrin e vajzërisë e ka Kokaj është vajza e vëllaut tim. Ajo është e punësuar në MASH për më shumë se 20 vite, tashi unë e kuptova pak përpara, nga dy gazetarë ma kanë bërë të njëjtën pyetje, është e punësuar që ashtu, por unë them të drejtën meqenëse ne situatën e COVID ne nuk kemi kontaktuar as me vëllain e as me Dilën nuk e kam parë që para kohës së pandemisë. Unë nuk e kam ditur që ajo është e punësuar, është arkitekte e shkëlqyeshme dhe ajo ka punuar si profesoreshë e arsimit. Dhe tashi ju nuk ditët bash mirë ta bëni pyetjen, unë mësova që ajo qenka U.D, sekretareshë e përkohëshme, sot e mësova këtë, ju jeni gazetari i tretë”, tha Kokaj.

    Fadile Dyla, vajza e vëllait të deputetit Jahja Koka, është emëruar ushtruese e detyrës së sekretares në Ministrinë e Arsimit.

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, më 25 maj të këtij viti, e ka emëruar në këtë pozitë mbesën e deputetit Koka.

    Vendimi i saj ka ardhur pasi ish-U.D. Sekretarit, Agim Bërdyna i kishte kaluar mandati si ushtrues detyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark