×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohen katër të mitur në Lipjan, i sulmuan dy tjerë

    Insajderi
    08 May 2024 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të mitur në Lipjan pasi të njëjtin i kanë sulmuar dy bashkëmoshatarë të tyre.

    Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe avokatëve me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

    “Rr. Haradin Bajrami, Lipjan  07.05.2024 – 13:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) për arsye se kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë po ashtu të mitur. Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe avokatëve me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark