×
  • Showbiz
  • Show

    “Shpulla e parë nga babi”/ Kejvina tregon historinë: Nuk do ta harroj asnjëherë

    Insajderi
    26 December 2022 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Vëllai i Madh” u dha mundësi banorëve mbrëmjen e djeshme, që të njohin më shumë njëri-tjetrin. Për këtë Deamishel lexoi një zarf, ku shkruhej se banorët do qëndrojnë sëbashku në oborr dhe më pas secili do tregojë diçka për veten sipas dëshirës.

    Kejvina Kthella tregoi histori nga klasa e shtatë, kur provoi për herë të parë një shpullë nga babai i saj. Modelja shqiptare braktisi atëherë shkollën për një festë në ditën e Pavarësisë, e cila u organizua me shokë nga shkolla pa e ditur prindërit.

    Në Itali, shkolla kishte telefonuar prindërit për t’i njoftuar dhe ky është momenti që Kejvina nuk do e harrojë asnjëherë.

    Kejvina: “Isha shumë larg. Çerek ore larg nga shtëpia dhe nuk kisha mundësi as të kisha lek me vete, të paguaja ndonjë taksi. I them babit që nuk jam në shkollë. Vjen më merr dhe deri te shtëpia mendoja se gjithçka është në rregull. Pastaj aty kam ngrënë shpullë nga babi për herë të parë. Nuk do ta harroj kurrë dhe mirë ma ka bërë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark