×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Shqipëria merr sërish drejtimin e Këshillit të Sigurimit në OKB

    Insajderi
    31 August 2023 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga 1 Shtatori, Shqipëria do të marrë sërish presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

    Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat, theksoi se marrja e presidencës vjen në një kohë të vështirë kur bota po përballet me një sërë krizah dhe konfliktesh.

    Ministrja theksoi se tashmë Shqipëria ulet si vend me një eksperiencë të vyer në Këshillin e Sigurimit ndërsa përmendi edhe dy nismat kryesore që do të jenë në fokus të axhendës për shtatorin: bashkëpunimi për shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe konflikti rus në Ukrainë.

    Xhaçka theksoi se Shqipëria ka punuar për të sjellë një platformë bashkëpunimi për të garantuar shpërndarjen e ndihmave humanitare nëpër botë, nismë e cila, sipas ministres, është pritur shumë mirë. Ndërsa për Ukrainën, do të organizohet një debat i nivelit të lartë për të analizuar pasojat e luftës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark