×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Shqiponje, luan e figura kombëtare – krijimet e veçanta të drurit nga i riu nga Klina

    Insajderi
    20 May 2022 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Puna e tij fillon që në mëngjesin e hershëm në puntorinë e tij, për të sjell diçka sa të bukur aq edhe unike,këto krijime të veçanta  të punuara me ndjeshmëri, përkushtim e domethënëse janë të Arber Kabashit nga Klina.

    Pasioni i tij është i fokusuar në gdhendje tek druri duke krijuar dizajne e ruajtur simbolikat që karakterizojnë traditat shqiptare.

    Çdo gdhëndje që  bëhet në këtë dru  e bën të jetë një punim  sa më origjinal e antik duke u kujdesur deri në detajet më të vogla.

    Ka një numër të madh të këtyre punimeve që zgjon interesin e shumëkujt për të pasur diçka të rrallë në ambientet e tyre.

    Me mjetet e tij të vogla ai ndërhyn në këta drunj duke krijuar forma të ndryshme duke i sjell sërish në jetë.

    Punën e tij me përkushtim, Kabashi  e tregoi edhe njëherë duke mos na lënë të kthehemi pa një dhuratë simbolike.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark