Mediat greke e konsideruan si një ndërgjegjësim të publikut dhe reagim të shpejtë të autoriteteve, por ndryshe mendon Katerina Tzialla, nëna e futbollistit të klubit Nautical Chios, i cili humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik rreth tre vjet më parë, më 3 nëntor 2019.
Ditën e djeshme bëri bujë ngjarja në një tavernë peshku në Greqi ku një shqiptar goditi me shkelma një kotele ku menjëherë u vu në pranga dhe thuhet se rrezikon një dënim prej 5 vitesh.
Mediat greke e konsideruan si një ndërgjegjësim të publikut dhe reagim të shpejtë të autoriteteve, por ndryshe mendon Katerina Tzialla, nëna e futbollistit të klubit Nautical Chios, Adamantios Mantis i cili humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik rreth tre vjet më parë, më 3 nëntor 2019.
Tzialla, e cila jeton me dhimbjen dhe “psenë” e humbjes së padrejtë të djalit të sak ka dërguar një letër publike Protothemës ku me ironi thotë se i përgëzon autoritetet që kapën ‘një kriminel’ që goditi macen por ende nuk kanë vënë para drejtësisë vrasësin e djalit të saj.
“Vetë ministri i Mbrojtjes së Qytetarit u mor me budallain që goditi macen dhe u arrestua për një vepër penale, rrezikon 10 vjet burg dhe 50 mijë euro gjobë. Të gjithë uruan ministren që urdhëroi arrestimin e kriminelit që goditi kotelen, të gjithë u ndjenë të turpëruar dhe të zemëruar për goditjen me shkelm ndaj koteles, ministri uroi policinë për ndërhyrjen e saj. Ndërkohë unë jam nëna që kam varrosur djalin 21-vjeçar dhe u mbusha me inat sepse të gjithë ata që i japin makinës si të çmendur duke shkelur të gjitha ligjet me vetëdije dhe ndërgjegje dhe nuk shkelmojnë por vrasin njerëz të pafajshëm nuk marrin vëmendjen e çdo ministri, Nuk pashë askënd të indinjuar të ndihej i turpëruar dhe i zemëruar. Në rregull, e drejtë dhe legjitime të mbrojmë kafshët, të kemi ligje për të dhënë si por kemi arritur në ekstremin tjetër, kemi zhvlerësuar totalisht jetën njerëzore”-shkruan ajo në letër.
Sipas raportimeve, aksidenti fatal ku humbi jetën 21-vjeçari ndodhi para 3 vitesh ku sportisti ishte në makinë me një shokun e tij dhe teksa udhëtonin dëgjuan një zhurmë të çuditshme. Të rinjtë ndaluan makinën dhe zbritën për të parë se çfarë po ndodhte kur në ato momente një mjet tjetër i drejtuar nga një fëmijë i vogël ka përplasur sportistin e ri dhe makinën e ndaluar. Adamantios ka qenë në trotuar, në anën e majtë të mjetit, kur është përplasur nga makina që kalonte, ku i plagosur rëndë, ai u dërgua në Spitalin Tzanio, ku u shtrua në Repartin e Kujdesit Intensiv, me mjekët që bënë gjithçka për ta mbajtur në jetë por fatkeqësisht nuk ia dolën. /Dosja.al