×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shtyllat në Autostradën e Gjilanit të ardhura nga Serbia – Aliu s’ka dijeni: Do t’i shohim hapat e mëtutjeshëm

    Insajderi
    01 August 2023 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se nuk është në dijeni se shtylla për ndriçim në autostradën Gjilan-Prishtinë, vijnë nga Serbia.

    Aliu, në një konferencë për medie ka deklaruar se ministri nuk mund t’i di se ku prodhohen materialet për autostrada. 

    “Po e kemi pa dje po është shqetësuese dhe do të merremi me këtë punë. Pra ku janë porosit, si janë porositë”.

    “Qysh po mendon me qenë unë në dijeni për kompanitë të cilat i realizojnë punët me këqyrë çfarë produkte kanë ble. Si ministri kush janë prodhuesit nuk është e mundur ta di çfarë lloje të produkteve përdorin kompanitë. Por natyrisht kur denoncohen dhe del një rast i tillë, natyrisht që merremi me këtë punë”.

    Ai foli edhe për cilësinë e asfaltit në rrugën Dollc-Gjakovë.

    “Po pas këtij rasti kemi dalë me kompanitë dhe menaxherët dhe e kemi parë mundësitë e riparimit dhe cilat masat do të ndërmarrën. Është lokacioni që më ka interesuar, pra nuk ka të bëjë me projektin në tërësi”, tha tutje Aliu.

    Në segmenetin e parë të projektit, ku është është shtruar asfalti dhe është instaluar pjesa e ndriçimit, vërehet se shtyllat mbajnë stikerë të kompanisë “AMIGA DOO”, e cila e ka selinë në Kralevë të Serbi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark