×
Show / Fashion

Shtypja e lartë e gjakut ulet me lëng panxhari

Insajderi
19 June 2019 - 08:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një gotë uji me lëng panxhari në ditë mund t’ju ndihmojë ta luftoni presionin e lartë të gjakut. Këto janë rezultatet e arritura nga kërkimet e vazhdueshme të mjekëve dhe të shkencës.

Gjatë eksperimenteve të realizuara u tregua se as më shumë e as më pak, por një gotë uji me lëng panxhari në ditë do të ishte i mjaftueshëm për ta ulur tensionin e lartë të gjakut.

Efekti u dallua pas kundërveprimit të përbërësve të lëngut të panxharit ndaj mikrobeve të gjendura në gojën e njeriut. Më pas u vu re se pirja e një gotë uji me lëng panxhari shoqërohej me një sërë ndryshimesh fiziologjike.

Përbërësit e lëngut të panxharit ndikonin në zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë qarkullimin e gjakut me më shumë shpejtësi. Kjo ndihmonte në uljen e presionit të gjakut.

Po ashtu perime të tjera përmbajnë nitrate në sasi të larta si panxhari, duke përfshirë spinaqin dhe marulen, andaj edhe ato duhet t’i konsumoni. /ZERI

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark