×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Si e bëri horë Albin Kurtin ministri Bujar Osmani?

    Insajderi
    03 June 2022 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka vetëm tri ditë që po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka arritur të takojnë ndër njerëzit më të rëndësishëm të Amerikës. Sekretarin amerikan Anthony Blinken. Takime të tilla kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk arriti t’i realizojë as për afro 20 ditë.

    Të enjten e 2 qershorit, Departamenti Amerikan i Shteti lëshoi edhe një njoftim ku tregoheshin arsyet e takimet.  

    Takimi po realizohet në kuadër të “Dialogut Strategjik” mes të dyja shteteve. Për të cilën Blinken u shpreh se është i kënaqur për bashkëpunimin mes të dyjave shteteve.

    Ministri Osmani e Sekretari Blinken

    Njësojë nuk ndodhi në rastin e kryeministrit, Albin Kurti i cili me 6 maj u nis drejt SHBA-ve.  Qëndroi afro tri javë por nuk takojnë asnjë zyrtar të lartë të Amerikës përkundër që pritjet ishin të larta.

    Përkundër ministrit Osmanit, Kurti nuk e takoi as sekretarin e Shtetit, Antony Blinken e lërë më presidentin amerikan, Joe Biden e zëvendëspresidenten, Kamala Harris.

    Takimin më të rëndësishëm i pari i Qeverisë arriti ta realizoi me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan.

    Kurti: Me Sullivan u takova në Shtëpinë e Bardhë, besoj se ua ka hequr dilemat

    Këshilltari Sullivan dhe Kryeministri Kurti

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë partneri kryesor i Kosovës, në të gjitha proceset shtet-ndërtuese. Vizitat zyrtare të liderëve e politikanëve kosovarë në ShBA janë ndër më kryesoret. 

    Për herë të parë një kryeministrit i Kosovës, qëndroi më shumë se tri javë në Amerikë, duke shënuar takime të rëndësishme thuajse vetëm me diasporën shqiptare atje.

    ‘Ëndrra’ që nuk solli asnjë sukses

    Rrugën përtej Atlantikun e kishte goxha të zorshme. Me refuzime vizash, me probleme ‘teknike’ vetëm në vitin 2022 Kurti arriti të shkojë në Amerikë. Por, përveç që qëndroi gjatë takimet e tij nuk sollën tjetër rezultat.

    Albin Kurti, në petkun e kryeministrit premtoi se në nëntor të vitit të kaluar do të shkonte në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi paraprakisht opozita e kishte “akuzuar” se i është refuzuar viza amerikane.

    Por, kjo vizitë nuk ndodhi në nëntor.

    Në muajin dhjetor, kur Kryeministri Kurti u pyet pse ende nuk kishte shkuar ende në Amerikë, deklaroi se shefi i stafit të tij është duke përgatitur këtë vizitë të rëndësishme.

    Kurti, nuk jepte më shumë detaje për këtë.

    “Sa i përket vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është duke u përgatitur nga shefi i stafit tim, Luan Dalipi. Do të bëhet sa më parë në fillimin e vitit në të cilin hyjmë, por unë nuk mund të them tash konkretisht përderisa janë duke biseduar atje”, tha kryeministri Kurti.

    Meqë as në fillim të vitit kjo ndodhi, në një konferencë tjetër Kurti tha se në pranverë gjithqysh do të shkonte në ShBA.

    “Edhe unë jam i interesuar që të shkoj, edhe kjo do të ndodhë në këtë pranverë. Edhe jo që do të shkoj, por edhe do të kthehem. Do të më duhet të qëndrojë pak më shumë se zakonisht ashtu që edhe do të mund të ma bëni pyetjen “e kur do të ktheheni”, u përgjigj kryeministri Kurti në konferencën për media.

    Shtyrjen nga muaji në muaj Kurti e kishte arsyetuar me shkaqe logjistoko-teknike.

    “Besoj që pengesa kryesore është logjistike-teknike sepse nuk mund të shkoj për tri ditë atje. Kur të shkoj në ShBA, nuk shkoj për tri ditë, dua të shkoj 10 ditë ose dy javë sepse edhe është një shtet shumë më i madh e shumë më larg, por edhe takimet që du t’i bëjë atje do të jenë edhe më të shumta”, thoshte ai.

    Pas kthimit nga Amerika, Kurti tha se me kohë ka paralajmëruar që do të qëndrojë gjatë në SHBA.

    Kurti vazhdon të mburret: Vizita ime në SHBA është më e gjatë se e çdo kryeministri të Kosovës

    “Pyesnit kur do të shkoja, ju kam thënë se do të pyesni edhe kur kthehem – ju kam paralajmëruar se do të jetë e gjatë”, tha Kurti para gazetarëve.

    Përkundër kritikave ai e cilësoi vizitën e tij në Amerikë të ‘suksesshme’. Kurti tha se ka pasur takime përmbajtjesorë e të frytshme në SHBA, ndërsa paralajmëroi investime në Kosovë.

    “Në Kosovë do të shtohen edhe investimet, edhe siguria”, tha Kurti.

    Çfarë bëri Kurti saktësisht gjatë tri javëve në SHBA?

    Historikisht liderët kosovar kur kanë udhëtuar për në Amerikë kanë pasur një agjendë të takimeve të zyrtarët më të lartë të Shtëpisë së Bardhë përfshirë presidentë, zv/presidentë e sekretarë.

    Për dallim nga Kryeministrit Albin Kurtib që qëndroi mbi tri javë në Amerikë, asnjë president e kryeministër kosovarë nuk është u kthye nga Amerika pa zhvilluar takime të rëndësishme me udhëheqësit e shtetit më të fuqishëmë në botë.

    Duke nisur nga presidenti historik Ibrahim Rugova, Hashim Thaci, Atifete Jahjaga, Ramush Haradinaj, e Avdullah Hoti që të gjithë janë pritur në Shtëpinë e Bardhë. E nga atje janë kthyer me raportime të rëndësishme për zhvillimet e kohës.

    Takimet e tyre zgjeroheshin edhe me zyrtarë tjerë të Departamentit Amerikanë, senatorë e zyrtarë të tjerë të lartë të politikës amerikane.

    Ndërsa vizita e kryeministrit të tanishëm të vendit Albin Kurti është shënuar si më e dështuara që I ka ndodhur ndonjëherë Kosovës.

    Ajo cka do të mbahet mend nga Kurti, do të jenë takimet me diasporën shqiptare në Amerikë, vizitat në disa kompani amerikane dhe ca takime me senatorë. Por asnjë takim i rëndësishëm.

    Raportohet se Kurti gjatë kësaj kohe në Amerikë, nuk është shoqëruar as nga Shërbimi Sekret i ShBA-së. Që është e zakonshme për pritjet e lidervëve të shteteve tjera të botës.

    Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA Vlora Çitaku ka folur lidhur me këtë çështje.

    “Është përgjegjësi e madhe që ta kesh kryeministrin për një kohë kaq të gjatë në vendin ku shërben. Nuk më ka ndodhur asnjëherë. Mirëpo diçka që unë kam vënë re që shërbimi sekret që rëndom i shoqëron krerët e shteteve, qeverive, nuk e kam parë në përcjellje të kryeministrit (Kurti). Ndoshta s’ka bërë kërkesë. Mua nuk më ka ndodhur”, tha Çitaku. 

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark