×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Si fëmijë, nuk kisha as këpucë për të luajtur futboll”, Antony flet për jetën e tij të vështirë në favela të Brazilit

    Insajderi
    14 September 2022 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli brazilian i Manchester United, Antony ka rrëfyer momentet e vështira të fëmijërisë që i ka kaluar në vendlindjen e tij, Brazil.

    Antony në një intervistë për Sky Sport ka folur për ëndërrën e tij për të luajtur në Angli dhe të kaluarën e tij të vështirë në rrugët e Sao Paulos.

    “Unë isha një djalë i vogël modest nga favela.Unë nuk kisha dhomën time të gjumit, flija në divan. Ne jetonim në qendër të favelës. Njëzet metra larg shtëpisë sime kishte gjithmonë tregtarë droge.Ndonjëherë shikoje një lojë të dielën dhe shtëpia vinte erë marihuanë. Kishte momente kur unë dhe vëllai im, motra ime qanim dhe përqafonim njëri-tjetrin, duke menduar për jetën tonë. Kishte raste kur merrnim ujë nga një shtëpi e përmbytur në mes të natës, por gjithsesi e bënim atë me një buzëqeshje në fytyrat tona”, deklaroi ylli brazilian.

    Antony u bë lojtari më i shtrenjtë i  kampionatit holandez “Eredivisie” pasi Manchester United shpenzoi 100 milionë euro për ta blerë atë nga Ajax. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark