×
  • Showbiz
  • Show

    Si i ka raportet me ish-banorët e “BBV”, po me Shpatin? Rrëfehet Nita Latifi

    Insajderi
    03 June 2023 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas daljes nga “Big Brother Vip”, Nita Latifi ka qenë në qendër të mediave rozë. Ditën e sotme, ajo ishte e ftuar në “S’e luan Topi” ku ka folur për fëmijërinë dhe projektet e reja.

    E pyetur nga moderatorja Nita ka komentuar disa prej raporteve, përfshi këtu Zhaklinën, Diolën por edhe Bledi Manen.

    “Pavarësisht situatave Zhaklinën e vlerësoj si njeri dhe forcën që ajo ka. E kam vlerësuar gjatë rrugëtimit në bbv për guximin që ka patur për të shprehur mendim e saj.

    Bledi ka qenë një mik i mirë brenda në shtëpi, jashtë doli të ishte ndryshe. Ne jemi njerëz ka momente që nuk merremi vesh, ka momente që gabojmë. Mua nuk më ka palqyer sjellja e tij jashtë shtëpisë. Gjithsesi mendoj që më e mira është që të ulen dhe ti sqarojnë të gjithë keqkuptimet e tij.

    Shpanin e kam mik të mirë. Kemi raport të mirë shoqëror. Jam duke u kryqëzuar në media që jemi kapur mat. E vërteta është se jemi miq.

    Me Diolën nuk kemi kohë të shihemi. E kam takuar Fotinin se e kam shumë shoqe. Absolutisht e vërteta është që raportet janë shumë të mira.

    Me Ronaldon jemi duke i patur disa ngacmime nëpër media i ka filluar vetë I pari.”- tha Nita Latifi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark