×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    S’i lanë buxhet për dhuratën e Kiarës, kështu u hakmorr Luizi

    Insajderi
    17 January 2023 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çdo javë banorët e “Big Brother VIP” kanë për detyrë të bëjnë buxhetin javor për ushqimet dhe pijet që do të konsumojnë gjatë javës. Luizi këtë javë ka vendosur të mos marrë pjesë në buxhet dhe ta konsumojë atë që ka mbetur në shtëpi për t’i blerë një dhuratë Kiarës për ditëlindjen e saj, e cila është nesër.

    Tea vendosi të shtonte pjesën e Luizit në buxhetin e përgjithshëm për të gjithë banorët pa e vënë në djeni atë për këtë vendim.

    Siç e kishim parashikuar, ky vendim i Teas do të ndizte shumë debate në shtëpinë më të famshme.

    Në momentin që Tea po shpërndante cigare, Luizi e kuptoi se e kishte bërë pjesë të buxhetit dhe befas i tha se do ta marrin të gjithë ushqimin dhe do ta hedhë në pishinë.

    Do ju lë pa bukë të gjithë, do ta hedhë në pishinë e në lavatriçe  të gjithë ushqimin, tani po që më dërguat në finale, hajde më ndalni -Luizi.

    Kjo sjellje e Luizit solli shumë debate në shtëpi mes banorëve dhe Teas që kishte hartuar buxhetin.

    Pse do rri pa ngrënë unë për tekat e Teas- Diola

    Me atë që bëri nuk na morri mendim neve Tea,  tani ai ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë se i ka prekur buxhetin personal – Armaldo

    Luizi nuk kishte fare plan ta hidhte ushqimin në ujë, ai i thotë Kiarës se nuk do ta bënte këtë por kishte vendosur të hante duke marrë nga ushqimet personale të të gjithëve. Ai pas kësaj ka marrë dhe ka përzier disa ushqime si arra, kastravec dhe peshk ton nga ushqimi personal i banorëve dhe ka dalë në oborr duke ju ngrënë para syve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark