×
  • Showbiz
  • Show

    Si lindi, ku nisi, çka solli? – Big Brother dhe mentaliteti shqiptar

    Insajderi
    05 January 2023 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Libri i George Orwell “1984” u bë “sebep”  që të thyhet akulli. Big Brother, ose në shqip Vëllai i Madh, ishte një nga fjalët që e karakterizuan në librin e famshëm të autorit, nga ku inspiruar nga ky term edhe në Holandë në vitin 1999 lindi reality show “Big Brother Netherland”.

    Të monitoruar 24 orë nga kamerat dhe të “spiunuar” nga mikrofonët, në një shtëpi të izoluar nga bota e jashtme, në këtë format ftohen disa pjesëmarrës të profileve të ndryshme.

    Të njëjtit ndiqen nga audienca e ndryshme jashtë mureve të asaj shtëpie dhe ekskluziviteti për të përzgjedhur fituesin i takon vetëm publikut.

    Çmimi është motivi i vetëm i secilit banorë për aq ditë sa qëndrojnë në shtëpinë ku “zhvishen” nga çdo sekret rreth vetës së tyre.

    Me të njëjtin format por me banorë të profileve që audienca veçse i njeh (VIP), Big Brother filloi një etapë të re.

    Sikurse ne shtetet e tjera të Evropës, jashtë nuk mbeti Ballkani Perëndimor, përkatësisht Shqipëria dhe Kosova.

    Çka po servojnë këto shtëpi në Kosovë e Shqipëri?

    Në një shoqëri larg të qenit të emancipuar, që ende ligj e kemi “Kanunin” e bindjet patriarkale veçse janë ngulitur anë e kënd, të shohësh vajza gjysmë zhveshur teksa dashurohen e ç’dashurohen në disa burra, ishte goxha goditje nga “Vëllai i Madh”.

    Ani pse, ky mentalitet dihet që ekziston, ky produkt mediatik nuk pati pak ndjekës, kishte të tillë që edhe paguanin kanale ekstra që t’i shohin idhujt e tyre në 24 orë aq sa të njëjtit ndiqen nga kamerat brenda shtëpisë.

    Big Brother VIP Albania, solli shumë risi e shpërfaqi realitetin e hidhur të shumë yjeve nga profilet e ndryshme.

    Ankth, depresion, lidhje të dështura, primitivizëm, fyerje e nënçmime, krejt këto iu servuan “sovranit”.

    Përderisa media konsiderohet të jetë pushtet i katërt, në një hapësire televizive ku ka një numër të madh ndjekësish e sidomos kur pjesëmarrës janë VIP-at, kuptohet se çdo e thënë ka ndikim 2 ose 3 fish më shumë se nga ndonjë banor i/e thjeshtë.

    Big Brother VIP Kosova?

    Ndonëse po promovohet dhuna psikologjike dhe steriotipet gjinore, BBVK po ndiqet me të madhe nga qytetarë të moshave të ndryshme.

    Hap i madh në këtë sezon të Big-ut u bë edhe ndaj homofobisë. Një Drag Queen debutoi për herë të parë dhe u ndoq nga më shumë se 50 mijë shiptarë.

    Pse po themi homofob? Ka një arsye.

    Nuk do të flisnim njëjtë nëse në Kuvendin e Kosovës nuk do të përjashtohej komuniteti LGBTQ+ me shumë pak mbëshetje, e sidomos nga ata që thirren në emër të respektimit të të drejtave të njeriut.

    Për ta sqaruar saktë, po e përdorim parullën që e kishin me vete disa protestues në Prishtinë: Homofob, nuk ki vend në kuvend.

    Rikthimi në skenë i një gruaje të shantazhuar përballë një shoqërie të uritur për të kryqëzuar je apo nuk je me faj, ishte “boom-i” i radhës.

    Megjithatë, banorja e cila foli haptazi për shantazhin që i ishte bërë rreth videos nudo, të paktën nga banorët nuk u kritikua. Nuk e dimë a ishte për sy e faqe, apo nuk guxuan të flisnin se mbesin pa bukë. Ju të gjithë e dini se kush gatuan në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova.

    Si popull jemi paragjykues. Sidomos fiziku është pjesa për të cilën nuk është se nuk kemi qejf ta komentojmë. Po këtë po e bëjnë “përfaqësuesit” tanë në shtëpinë e BBVK, rrjedhimisht “po na e mbajnë zhagun për komente negative, se pozitivet as që dalin nga goja”.

    “I keshti të kesh”. MC Beka, reperi shqiptar, i cili asnjëherë nga aktorja Arta Selimi nuk u përqesh për asnjë “të metë” të tij, e ngacmoi këtë të fundit. E krahasoi pamjen e saj me një burrë.

    Beka nuk mbeti i vetëm, koment të tillë i dha edhe një grua. Gjejeni kush? Padyshim që nga Shota Baraliu.

    U promovua analfabetizimi me të madhe. Njëri nga banorët tha se para 6 muajsh kishte lexuar librin e parë. Ju e dini kush e ka thënë këtë!

    Ka ekzistuar edhe mundësia që i njëjti të shtoj kilogramë pasi ai tha se çdo dy faqe e shpërblente veten me nga një hamburger.

    Mungesa e artikulimit në shqip për një vajzë që nuk ka jetuar në Kosovë u bë temë diskutimi. Si jo rrallë qeshen edhe shumë bashkatdhetarë gjatë pushimeve në Kosovë.

    “Dilëm jashtë nga koka, jashtë, jashtë”, këtë refren duhet ta keni dëgjuar. Këtë e solli banori më i komentuar, Gjon Karrica, Lugati. Pra, njerëzit mund të mësojnë edhe këngë të kota, pa pikë kuptimi e mesazhi.

    Dolën shpejtë, por u komentuan gjatë. Çiftit Alisa dhe Urim i kërkojmë një video duke u puthur për nder të Olti Currit, opinionistit dhe banorëve që dyshuan në dashurinë e tyre.

    Getinjo hodhi poshtë teorinë se planeti tokë është në formë ovale, teorinë që “Christopher Columbus” e kishte rrëzuar dikur. Vëllai i Mozzik-ut e axha i Hanës tha se toka është FLAT (rrafsh).

    Ky format po vazhdon akoma! Kush e di se çka do të servohet javëve në vijim. Ne këtu jemi për një review të menysë që do të përmbajë BBV.

    *Përmbajtja e këtij teksti nuk paraqet qëndrimin e Redaksisë Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark