×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Si t’i lehtësoni dhimbjet e fytit?

    Insajderi
    19 September 2023 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditëve të ftohta, të gjithë përballemi me dhimbje të fytit. Në vend që të marrim ilaçe që zvogëlojnë imunitetin natyror të trupit, bëni një ilaç efektiv në shtëpi që është shumë i lehtë dhe i shpejtë për t’u përgatitur.

    Çfarë ju duhet?

    Një kavanoz qelqi

    Limon

    Mjaltë

    Xhenxhefil

    Si ta përgatisni dhe përdorni këtë recetë?

    Në kavanozin e qelqit vendosni copët e limonit dhe vendosni mjaltin ose xhenxhefilin. Mbylleni kapakun e kavanozit dhe lëreni në frigorifer derisa të bëhet masa sikur xhelatinë.

    Kur dëshironi që ta përdorni këtë tretman, merreni një lugë gjelle dhe vendoseni në një filxhani e mbulojeni me ujë të vluar.

    Kjo përzierje mund të qëndrojë deri 2-3 muaj. Kjo recetë natyrale është e mrekullueshme edhe për dhimbjet e kokës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark