×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Si u përkeqësua shëndeti i Lugatit që tronditi banorët e Big Brother Vip

    Insajderi
    18 January 2023 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjon Karrica mëngjesin e sotëm është dërguar pavetëdije në Emergjencën e QKUK’së.

    E mërkura ka qenë tronditës për banorët e Big Brother Kosova. Gjon Karricës i njohur si “Lugati” i është përkeqësuar shëndeti në orët e para të ditës së sotme.

    Sipas burimeve,  “Lugati” ka rënë pa ndjena në tokë derisa ishte në kuzhinë brenda shtëpisë së Big Brother.

    Pasi është rrëzuar, ka qenë Stresi ai qe i ka ofruar ndihmën e parë mjekësore. Pastaj ai është dërguar me emergjencë në QKUK.

    Moderatori i reality shoë, Alaudin Hamidi është parë në objektin e QKUK’së duke shoqëruar Lugatin teksa po kryente ekzaminimet mjekësore.

    “Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime” thuhet në njoftimin e Big Brother për gjendjen e tij.

    Ekipi i Insajderit sot ka qëndruar në Emergjencë për të marrë më shumë detaje për gjendjen shëndetësore të tij, por mjeku kujdestar nuk ka pranuar të flas e as nga produksioni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark