×
  • Lajme
  • Insajderi

    Simiq tha se Kusari ka kërkuar pauzë të Kuvendit për të folur me Radojiçiqin, reagon Shpend Ahmeti

    Insajderi
    05 August 2023 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i kryesisë së Listës Srpska, Sllavko Simiq, ka mohuar akuzat e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas padisë që ajo dorëzoi kundër tij.

    Simiq tha se Kusari-Lila njëherë e pati caktuar një pauzë për të pasë mundësinë që të flasë me Radojiçiqin.

    “Dëshiroj t’ia rikujtoj bashkëbisedueses time se gjatë seancave të caktuara parlamentare caktoi një pauzë për të pasur rastin të bisedojë me Radojiçiq dhe të kërkojë prej tij mbështetjen e Listës Srpska, e cila ishte e nevojshme për funksionimin e saj në atë moment”, tha Simiq.

    Për këtë ka reaguar ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili komentoi këtë, duke parashtruar edhe pyetje.

    “Disa herë me Radojcicin, ka kërkuar ndihmë për pozita e deri te kërkesa për pauzë për me folë për Radojiçiqin. Pse more?”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark