Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”.
Këtë çmim për xhiron e 27-të në BKTSuperligë e ka fituar futbollisti i KF Dritës, Marko Simonovski.
Sulmuesi maqedonas pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij kundër Ulpianës si mysafir, me rezultat 3:2. Marko Simonovski realizoi dy gola në minutat 25-të dhe 59-të.
Pas fitores në Lipjan, Drita FC renditet në pozitën e dytë, me 49 pikë.
Çmimin “YLLI I JAVËS” për sulmuesin e skuadrës nga Gjilani e dorëzoi Arsim Sermaxhaj, zyrtar i lartë ligjor në departmanetin ligjor në BKT.