×
  • Lajme
  • Lajme

    Sinajli: Lirim Jakupi dhe Faton Osmani në duar të policisë, ofrojnë alibinë që përjashton pjesëmarrjen në ekzekutimin e dajës së tyre

    Insajderi
    12 September 2021 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje tragjike tronditi sonte Gjilanin, ku 50-vjeçari, Bakush Veseli mbeti i vrarë deri sa ishte në një kafiteri. Gazeta Sinjali më herët raportoi se  Faton Osmani dhe Lirim Jakupi të cilët u përfolën në media si të dyshuar për ngjarjen, nuk janë ekzekutorët e 50-vjeçarit.

    Sinjali nga burimet ka mësuar se Policia ka shoqëruar për në stacion, Faton Osmanin të cilin e kishte marrë nga shtëpia e tij në Gjilan.

    Mirëpo, i njëjti i ka ofruar policisë si provë kamerat e shtëpisë së tij, nëpërmjet të cilave ai dëshmon se në kohën e vrasjes ai ka qenë në shtëpi.

    Sinjali gjithashtu ka mësuar se i përfoluri tjetër si i dyshuar për ekzekutimin e Bakush Veselit, Lirim Jakupi ndodhet në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark