×
  • Lajme
  • Aktuale

    Sinani: Në Luginë të Preshevës po bëhet spastrim i ftohtë etnik

    Insajderi
    24 July 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Luginë të Preshevës, ka alarmuar se Serbia po bën spastrim “të ftohtë etnik”, e të “heshtur administrativ”, duke i pasivizuar adresat e banorëve shqiptarë.

    Autoritetet serbe, sipas saj, qëllimshëm nuk po i regjistrojnë banorët shqiptarë në Serbi, me qëllimin që numri zyrtar i tyre të jetë sa më i vogël.

    “Në Luginën e Preshevës, në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë po bëhet spastrim i ftohtë etnik i heshtur administrativ, duke anuluar adresat e banorëve shqiptarë. Nëse policia ju troket në derë dhe nuk jeni aty, ju fshijnë nga regjistri. Ata duan të thonë se askush nuk jeton këtu. Në njëfarë mënyre, për t’u regjistruar atje si banor, duhet të jesh gjatë gjithë kohës në shtëpi”, ka thënë ajo.

    Sinani theksoi se Beogradi nuk dëshiron ta hapë çështjen e reciprocitetit për shkak se “në Serbi ka më shumë pakica kombëtare sesa në Kosovë”.

    Ajo ka bërë të ditur se “spitalin e Vranjës, i cili mbulon Preshevën dhe Bujanocin, në rrethin e Pçinjit, nuk ka asnjë mjek shqiptar, ndërsa së paku një e treta e pacientëve janë shqiptarë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark