×
  • Lajme
  • Lajme

    Sipas Zaevit, cilën marrëveshje duhet ta marrin parasysh Kosova e Serbia për zgjidhjen finale?

    Insajderi
    19 December 2018 - 20:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Procesi i Prespës mund të jetë një shembull i zgjidhjes së mosmarrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës, tha kryeministri maqedonas Zoran Zaev në Bruksel sot pas drekës së punës me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini dhe krerët e Ballkanit Perëndimor.

    Gjatë takimit, pati fjalë rreth zhvillimeve aktuale në Maqedoni në lidhje me ndryshimet kushtetuese, ligjin mbi amnistinë, procesin e pajtimit, por mbi çështjet rajonale, duke përfshirë çështjen e Beogradit dhe Prishtinës.

    “Ne jemi të bindur se ne mund ta ndihmojmë të gjithë procesin me përvojën që kemi nga Procesi i Prespës, pasi kjo mund të jetë një përvojë për këtë çështje problematike në Ballkan,” tha Zaev.

    Zaev tha se në drekë me krerët e Ballkanit Perëndimor u shpreh një konsensus i përbashkët për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe në frymën e stabilitetit rajonal dhe se ata mund të ndihmonin njëri-tjetrin në këto procese, transmeton KP.

    Në bisedë me presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk, Zaev mori garanci se me vazhdimin e procesit në Maqedoni, si dhe vazhdimin e reformave, Maqedonia do të marrë një datë për negociata në Këshillin Evropian në qershor.

    Komisioni Evropian, shtoi ai, është plotësisht i informuar për procesin e pajtimit dhe e mbështet fuqishëm këtë proces.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark