×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Situata në rajon, deri në 400 ushtarë gjermanë priten t’i bashkohen KFOR-i

    Insajderi
    03 February 2024 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Delegacioni i Gjermanisë në NATO njoftoj se rreth 400 ushtarë gjermanë priten t’i bashkohen KFOR-it.

    Në njoftimin për media thuhet se pjesëmarrja e Gjermanisë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

    “Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”, thuhet në njoftim.

    Mes tjerash thuhet se roli kryesor i ushtarëve gjermanë që shërbejnë përkrah ushtarëve nga 26 vende të tjera që bëjnë pjesë në KFOR-it, është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, koordinimi i ndihmës humanitare ndërkombëtare dhe asistimi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. KFOR ka aktualisht rreth 4500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark