×
Insajderi / Insajderi

Situatë e tensionuar për targat – Admirali i NATO’s i shkon Vuçiqit në zyrë

Insajderi
28 October 2022 - 13:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është ka pritur në takim sot admiralin e NATO-s, Rob Bauer, me të cilin kanë diskutuar për sigurinë në rajon.

Pas këtij takimi Vuçiq, ka thënë se paqja dhe de-përshkallëzimi i situatës janë detyra kyçe për të gjithë.

“Serbia është ushtarakisht neutrale, por do të vazhdojë bashkëpunimin korrekt me NATO-n”, është shprehur presidenti serb, përcjell Insajderi.

Vuçiq theksoi se pjesëtarët e KFOR-it kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe në mbrojtjen e serbëve dhe komuniteteve tjera jo shqiptare në Kosovë.

Dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord se është e rëndësishme të shmanget përshkallëzimi  i situatës.

Admirali Bauer theksoi se NATO e vlerëson Serbinë si partnere dhe respekton neutralitetin e saj ushtarak.

Një ditë më parë, Lista Serbe paralajmëroi se do t’i barikadojnë kufijtë në veri dhe në pjesën lindore nëse nuk shtyhet afati për konvertimin e targave RKS. /Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark