×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sjelljet jo korrekte të dy infermiereve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ndaj pacientit, drejtori Izet Sadiku: Menjëherë, kërkova raport…

    Insajderi
    06 January 2024 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për sjelljet aspak profesionale të dy punonjëseve shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet, tashmë është informuar drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku.

    Sadiku konfirmoi se me të pranuar shkrimin e Insajderit, ku ka lexuar ankesën e qytetarit i cili kërkonte të merrte infuzion në këtë qendër, ka ndërmarrë veprime.

    Ai tha se tashmë ka kërkuar sqarim nga drejtori i QMKF-së dhe se po pret që ai të merret me rastin e pastaj ta njoftojë.

    “Menjëherë unë i qova drejtorët e mijë, si e mora informatën. Fola me drejtorin e QKMF-së edhe lypa me më dhënë raport qysh ka ndodhë. Të dhënat do t’i dërgohen drejtorisë, këto ankesat e qytetarit edhe drejtoria pastaj ka me fillu me marrë masa, me i dërgu në komision pastaj komision vendos nëse kanë bërë shkelje, a do t’i japin vërejtje ose jo. Ata do të vendosin”, u shpreh Sadiku për Insajderin.

    Sadiku, bisedë e sipër potencoi se 50 punëtorë shëndetësorë janë dënuar për shkak sjelljeve të tilla që kanë bërë, në të kallurën.

    Për çka u ankua qytetari?

    Një qytetar nga Prishtina, u ankua në redaksi të Insajderit për mos kryeje të shërbimet nga ana e dy infermiereve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Kërkonte t’i ipej infuzioni, ndërkohë që infermieret edhe pse sipas tij nuk kishin asnjë pacientë tjetër refuzuan t’ia kryejnë shërbimin.

    “Më thanë janë edhe 15 persona duke pritë për infuzion nisu për tek qendra, atje ka më pak të shërbejnë”, i tha ky qytetar i nervozuar Insajderit.

    Madje, i njëjti tha se u kërkova të më shërbejnë me këmbëngulësi meqë kisha nevojë dhe nuk po mund të në këmbë

    “Jam qytetar i Prishtinës dhe duhet të më shërbeni, nuk kam ardhë nga qejfi këtu dhe fundja jeni qendra kryesore”.

    “Dy mjeke, emrat e të cilave fatkeqësi nuk i di u sollën teje mase keq madje urdhëruan rojën të më largojë”.

    Si rrjedhojë qytetari thotë se u detyrua të bëjë foto dhe ta tregojë ngjarjen edhe në media.

    “Unë nuk isha gjendje tejet të rëndë, shkova në këmbët e mija, pas meje erdhën edhe disa qytetar si e kuptonin lagjen nuk merreshin fare me to”.

    Qytetari ka përcjelllur edhe pamjet kur dëshmohet se nuk kishte asnjë person, përkatësisht që ishte mundësia të shërbehej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark