×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    S’ka kompensime, dëmet nga vërshimet po falimentojnë bizneset

    Insajderi
    29 June 2023 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liridon Geci nga fshati Llaushë i Skenderajt u detyrua ta mbyllë fermën e tij të pulave, për shkak të dëmtimeve që i shkaktuan vërshimet në muajin janar.

    Edhe pse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga ajo kohë, ai nuk ka marrë asnjë kompensim për dëmet, edhe pse autoritetet qendrore kanë premtuar se do t’i shpaguajnë ato.

    Geci tregon se, si pasojë e vërshimeve, i kanë ngordhur 12.000 pula, nga 15.000 sa kishte gjithsej.

    Vërshimet mbysin mbi 12 mijë pula brenda një ferme
    FotogaleriVërshimet mbysin mbi 12 mijë pula brenda një ferme

    Për shkak të dëmeve që i ka pësuar edhe inventari, ai thotë se është detyruar t’i shesë edhe pulat e mbetura dhe ta mbyllë fermën me pesë punëtorë.

    Nga kjo pulari thotë se ka siguruar jetesën e familjes së tij, ndërsa vlera e dëmeve që ka pësuar thotë se është rreth 400 mijë euro.

    “Biznesi ka falimentuar. Nuk kemi mundur të bëjmë riparime, sepse vlera financiare është e papërballueshme për biznesin tonë. Po presim kompensim të mjeteve… Kemi telashe edhe me banka, kemi kredi dhe nuk kemi pasur mundësi t’i paguajmë këstet e kredive”, thotë Geci për Radion Evropa e Lirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark