×
  • Sport
  • Sport

    Skandal në futbollin bjellorus! Skuadrës së Shakhtyor i hiqet titulli kampion për shkak trukimesh…

    Insajderi
    12 May 2023 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra që ka dominuar futbollin bjellorus në vitet e fundit, Shakhtyor Soligorsk pa këtë të enjte Federatën Bjelloruse të Futbollit (BFF) t’i hiqte titullin e kampionit të fituar vitin e kaluar, pasi hetimet e kryera arritën në përfundimin se klubi kishte arritur të njëjtën gjë me manipulimin e rezultatet dhe gjithashtu duke ofruar stimuj të paligjshëm për kundërshtarët. 

    Sipas deklaratës së BFF-së, Shakhtyor do të ketë gjithashtu një zbritje prej 50 pikësh në dy sezonet e ardhshme, 30 në këtë aktual dhe 20 në atë të ardhshëm dhe do t’i nënshtrohet një gjobë të rëndë prej 135 mijë eurosh.

    Por skandali nuk mbaron me kaq. Nënkampionët e sezonit të kaluar FC Energetik-BGU Minsk u akuzuan gjithashtu për të njëjtat shkelje, me një zbritje totale prej 30 pikësh (20 këtë sezon dhe 10 sezonin e ardhshëm) dhe një gjobë prej 27.000 euro. Skuadra tjetër e ndëshkuar ishte Belshina, e 12-ta e sezonit 2022, gjithashtu e gjobitur me 27 mijë euro dhe e dënuar me zbritjen e 15 pikëve (10+5).

    Me dy të parat, zyrtarisht të ‘skualifikuar’, titulli i vitit 2022 nuk do t’i shkojë asnjë klubi, me vendin e tretë, BATE Borisov, që merr një vend në raundet kualifikuese të Champions League si ngushëllim. 

    Duke pasur parasysh të gjitha, në tabelën e sezonit aktual, Shakhtyor do të ketë  minus 17 pikë, FC Energetik-BGU Minsk do të ketë 16 dhe Belshina do të ketë 8 pikë më pak.
    Ndërkohë ka gjithashtu edhe disa drejtues të pezulluar, me dënime që varionin nga largimi i përhershëm deri te dënimet deri në pesë vjet. /Dosja/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark