×
  • Sport
  • Sport

    Skandali i puthjes në Botërorin e femrave: Jennifer Hermoso paraqet ankesë zyrtare në prokurori kundër Luis Rubiales

    Insajderi
    06 September 2023 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli spanjoll Jennifer Hermoso ka paraqitur një ankesë zyrtare në prokurori kundër presidentit të federatës së futbollit të vendit, Luis Rubiales, për puthjen e famshme dhe të padëshiruar sipas saj në finalen e Kupës së Botës për femra.

    “Dje, Jennifer Hermoso paraqiti një ankesë për ngjarjet për të cilat të gjithë jeni në dijeni”, tha për “CNN” një zëdhënës i prokurorisë spanjolle.

    “Zyra e prokurorit të gjykatës kombëtare do të paraqesë një ankesë sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi ai.

    Deklarata është bërë në zyrën e prokurorit të përgjithshëm të shtetit për të mbrojtur privatësinë e viktimës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark