×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Skandaloze: Shpejtim Bulliqi në mbrojtje të zyrtarit që bëri gjestin për të cilin në botë dënohesh me burg

    Insajderi
    22 June 2022 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Podujevës, po ia mban anën një zyrtari të saj i cili po të jetonte në një shtet si Gjermania, Austria ose Australia do të dënohej me disa vite burg për gjestin që bëri në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

    Fotografi i kryetarit, Shpejtim Bulliqi, Gent Jetullahu ka treguar veprim racist në këtë ndeshje futbolli, duke bërë gjestin me dorë “nazi salutë” që simbolizon përshendetjen e Adolf Hitlerit e cila është përdorur për të shprehur urretje.

    Përdorimi i këtij gjesti anti-semitist, që lidhet me përshëndetjen “ Hail Hitler”, është e ndaluar në shumë vende të botës dhe përbën vepër penale, ndërsa, në disa shtete tjera përbën gjuhë të paligjshme të urrejtjes.

    Gazeta Insajderi, ka tentuar të kontaktoj kryetarin e komunës, Shpejtim Bulliqin lidhur me gjestin e zyrtarit të tij, por zyra për media përmes një përgjigje ka kërkuar që t’i referohemi një statusi në Facebook të protagonistit të këtij lajmi, Gent Jehtullahut.

    Po ashtu në përgjigjen e atyre ata e arsytojnë gjestin e tij duke thënë se nuk ka pas për qëllim të shperh racizëm.

    Zyrtari Gent Jetullahu ka bërë një reagim ndaj lajmit tuaj dhe pretendimet që keni ngritur ju janë të paqendrueshme, sepse ai veprim nuk ka pasë ndonjë qellim të caktuar”, thuhet në përgjigjen zytare të komunës së Podujevës.

    Ndërsa, në profilin e tij në Facebook pasi Insajderi ka publikuar lajmin “Fotografi anti-semitist i Shpejtim Bulliqit bën gjestin skandaloz në ndeshjen Shqipëri-Izrael“, Jetullahu ka bërë një reagim qesharak. Ai pretendon se pa ndonjë qëllim ka ndritur dorën dhe është shpreur fotografia.

    “Lajmi që është lansuar nga Insajderi në lidhje me gjestin tim me duar, ska të bëj asgjë me kuptimin që i është dhënë, por pa ndonjë qëllim të caktuar kam ngritur dorën dhe është shkrepur fotografia”, shkruan ai në Facebook.

    Përkundër asrytimit të tij përmes një statusi në facebook ndaj shkrimit të Gazetës Insajderi, ai në komente të kësaj foto konfirmon se gjesti tij ka qëllim anti- semitist dhe lidhet me Adol Hitlein emrin e të cilit e përmend në koment.

    Se a është në dijeni ky zyrtar komunal se gjesti i tij nxit urrejtje dhe racisëm, përpos komentit që përmend emrin e Hitlerit ai e konfirmon edhe vendin dhe momentin kur ai “pa qellim” paska ngritur dorën. Pra në ndeshjen ku po luante Izraeli.

    Vetëm sot, Victoria është bërë shteti i parë i Australisë që ndalon në mënyrë specifike shfaqjen e svastikës naziste.

    Sipas një ligji të ri, njerëzit që ekspozojnë qëllimisht simbolin përballen me një vit burg ose një gjobë.

    Kryeministri i Viktorias, Dan Andrews, tha se “askush nuk ka të drejtë të përhapë racizëm, urrejtje ose antisemitizëm”.

    Përdorimi i kësaj përshëndetjeje është e paligjshme në Gjermaninë dhe Austri dhe konsiderohet gjithashtu një vepër penale në Poloninë e sotme dhe Sllovakinë.

    Në Itali, ajo është një vepër penale vetëm nëse përdoret me qëllim “për të rivendosur Partinë Nacional Fashiste të vdekur”, për të lartësuar ose promovuar ideologjinë ose anëtarët e saj.

    Në Kanada, Republikën Çeke,  Francë, Holandë, Suedi, Zvicër dhe Rusi, shfaqja e përshëndetjes nuk është një vepër penale, por përbën gjuhë të paligjshme të urrejtjes nëse përdoret për propagandimin e ideologjisë naziste.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark