×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e Wrexham shkatërron vashat e Amerikës me rezultatin bindës 12:0

    Insajderi
    02 June 2023 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Wrexahm Red Dragons e ka vazhduar formën e mirë në “Turneun e Futbollit” duke mposhtur vashat e Kombëtares së Amerikës 12:0.

    Lee Trundle, i cili luajti për Wrexhamin para 20 vitesh, ndërsa u paraqit edhe për skuadrat e njohura si Leeds United dhe Swansea, shënoi katër gola në ndeshje, pasi që nuk shënoi asnjë në fitoren 3:2 të Wrexhamit kundër Comos në ndeshjen e parë, raporton KosovaPress.

    Vashat e Kombëtares së Amerikës u përbën kryesisht nga lojtare të pensionuara, ndërsa portierja Lindsey Harris tregoi paraqitje të mirë me disa pritje pavarësisht golave të pësuara.

    Frymëzuar nga suksesi me “Turneun e Basketbollit”, “Turneu i Futbollit” është një garë që sheh 32 ekipe që garojnë në një ngjarje të stilit të Kupës së Botës në Karolinën e Veriut.

    Skuadra fituese do të marrë në shtëpi 1 milion dollarë, me lojtarët përfshirë Cesc Fabregas, Carlton Cole dhe legjendën e NBA-së, Steve Nash, të cilët do të shfaqen në të gjitha skuadrat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark