×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Sokol Haliti vazhdon ta mbajë drejtor njeriun që AKK e obligoi t’i kthejë paratë që i fitoi si tenderues i kundërligjshëm

    Insajderi
    11 February 2024 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Mira Avdimetaj

    Ani pse Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ia dërgoi një njoftim se Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit është zënë duke keqpërdorur kuletën komunale, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti po vazhdon ta mbajë në krye të drejtorisë, njeriut që po akuzohet për konflikt interesi. Valdrin Sahiti duke qenë person zyrtar në Viti ka përfituar jashtëligjshëm një tender përmes biznesit të tij individual në vlerë prej rreth gjashtë mijë euro.

    Drejtori i DKRS në Viti, Valdrin Sahiti detyrohet t’i kthejë buxhetit të komunës rreth gjashtë mijë euro, të cilat ai i ka përfituar kundërligjshëm përmes një tenderi për “Transportin e nxënësve” në këtë komunë.

    Për këtë shkelje, kryetari Sokol Haliti, nuk po e ndjen obligim moral që ta shkarkojë njeriun që po obligohet t’i kthejë mbrapa mjetet financiare.

    Madje, kryetari në përgjigjen e tij ka cituar ligjin për ‘Prezumim të pafajësisë‘ ku është pyetur për shkarkimin e drejtorit, Valdrin Sahiti.

    Sipas tij, kjo çështje është mbyllur si ‘kundërvajtje’ pasi Agjencia për Parandalimin e korrupsionit e ka cilësuar veprimin e Sahitit si ‘konflikt interesi’.

    Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti tha për Insajdetin se nuk do ta shkarkoj drejtorin e DKRS, Valdrin Sahitin.

    z. Sahiti nuk ka aktakuzë të ngritur dhe as që është i dënuar nga organet e drejtësisë por është kërkuar të merren masa lidhur me konfliktin e interesit gjë që kemi marrë me vendimin e lartë përmendur dhe më këtë aktualisht kjo çështje është e mbyllur si kundërvajtje ndaj drejtorit në fjalë”, deklaroi Haliti për Insajderin.

    Tutje, Haliti ka konfirmuar se ka pranuar vendimin e lëshuar nga AKK për të cilin Insajderi kishte raportuar ditë më parë.

    “Pas njoftimit nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit unë si kryetari i komunës me datën: 21.11.2023, kam nxjerrë një vendimin me numër të protokollit: 02-035/02-1375 me të cilën drejtorin në fjalë e obligojmë të ju kthej mjetet financiare komunës . Kthimi i këtyre mjeteve pritet të bëhet me këste dhe për këtë gjë kam marrë edhe zotimin e drejtorit”, ka thënë ai.

    Vendimi i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, në vendimin e siguruar nga Gazeta ka kërkuar nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti që ta obligoj zyrtarin e lartë, Valmir Sahitin që të bëjë kthimin e përfitimeve financiare sipas kontratës me vlerë prej 6 mijë e 269 euro.

    Në këtë vendim, zyrtarit Valdrin Sahiti i është mundësuar që këto mjetet të kthehën me këste në gjirollogarinë bankare të Komunës së Vitisë.

    Valdrin Sahiti pranon se ka pasur konflikt interesi

    Gazeta Insajderi ka kontaktuare dhe përfituesin e kundërligjshëm të tenderit Valdrin Sahiti, i cili ka thënë se do të ushtrojë padi në Gjykatën Administrative pasi që ai pretendon se mjetet janë shpenzuar për qëllimin që ka qenë e destinuar kontrata.

    Për atë periudhë sa kam qenë drejtor, Agjencioni Kundër Korrupsionit e ka parë se ka mund të ketë konflikt interesi edhe për këtë periudhë jam i obliguar që të kthejë shumën mbrapa, me ia kthy komunës përmes dy ratave është në 2024 dhe 2025. Për këtë vendim unë kam dërgu padi në Gjykatën Administrative”, ka thënë ai.

    Gazeta Inasjderi kishte raportuar për përfituesin e njëtjë edhe një vit më herët. Përmes një hulumtimi, Gazeta kishte raportuar se si Valmir Sahiti kishte tentuar që përmes tenderit të njejtë të përfitoj edhe gjatë vitit 2023 shumën prej mbi 6 mijë euro. Por, ky tender ishte anuluar me kërkesë të vetë pronarit të kompanisë “Valmir Sahiti B.I”  i cili po ashtu është drejtor i Kulturës në Viti.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark