×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sondazhi i fundit – ky është politikani më i pëlqyer dhe më pak i pëlqyer në Kosovë

    Insajderi
    22 February 2024 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një sondazh është kryer nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS).Anketimi është kryer përgjatë datave 14-20 shkurt.

    Njëra nga pyetjet ka qenë “Ju lutem na thoni, vlerësoni me notë politikanët ku 1 është nota më e keqe dhe 5 nota më e mirë”.

    Rezultati është ky: Ablin Kurti është vlerësuar me notën 3.07, pasuar nga Vjosa Osmani me 3.06, pastaj Lumir Abdixhiku 2.13, i katër me radhë del të jetë Memli Krasniqi me notë 2.05, pastaj Ramush Haradinaj është vlerësuar me notën 1.89 dhe i fundi del të jetë Fatmir Limaj me notë 1.65.

    Ndërkohë, në pyetjen se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e reja, për kë qytetarët do të votonin, partia në pushtet ka dalë me 40,9 për qind.

    Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë të gjeturat e këtij sondazhi, ku pas VV’së LDK’ja radhitet e dyta me 21.5 për qind. PDK’ja e treta me 20.4 për qind.

    Ndërkaq, koalicioni i ri AAK-Nisma nëntë për qind.

    Margjina e gabimi është 2.7%.

    /Insajderi   

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark