×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sonte në Deçan protestohet për Donjeta Pajazitajn

    Insajderi
    07 June 2023 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqëria civile sonte në Deçan do të mbajë një protestë simbolike në lidhje me, siç është thënë, zbardhjen e rastit të Donjeta Pajazitajt.

    “Shoqëria civile në Deçan organizon protestë me simbolikën e ndezjes së qirinjve në ndërgjegjësimin e institucioneve për zbardhjen e rastit të Donjeta Pajazitaj”, bëhet e ditur në faqen “Deçani” në Facebook.

    Protesta do të mbahet sot në qendër të qytetit, nga ora 20:00.

    Pajazita është vrarë në vitin 2015 teksa ishte duke shkuar në punë.

    I dyshuar për vrasjen e saj ka qenë kushëriri i saj i afër, Naser Pajazita, i cili fillimisht ishte dënuar për vrasje, mirëpo më pas ishte liruar nga aktakuza./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark