×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Sot është 120 vjetori i lindjes së Ernest Koliqit

    Insajderi
    20 May 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Më 20 maj të vitit 1903 lindi në Shkodër, Ernest Koliqi, mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, botues dhe pedagog. Cilësohet bashkë me Mitrush Kutelin, si bashkëthemelues i tregimit modern shqiptar, ndërkohë si Ministër Arsimi ka meritën për dërgimin e qindra mësuesve në Kosovë dhe trojet shqiptare jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.

    Sot është 120 vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, gjë që shënon një përvjetor jubilar të këtij kolosi të letërsisë dhe kulturës shqiptare.

    Veprat më të njohura të E. Koliqit janë “Kushtrimi i Skanderbegut”, “Hija e maleve”, “Tregtar flamujsh”, “Pasqyrat e Narcizit”, “Kangjelat e Rilindjes”, “Shija e bukës mbrume” etj. Ai, po ashtu, ishte themelues dhe drejtues i tri revistave të rëndësishme të kohës, si “Shejzat”, “Ora e maleve” dhe “Shkendija”.

    Kontributi i Koliqit në fushën e kritikës letrare dhe të historisë së letërsisë është i lidhur me emrin si titullar i katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe në Romë, me themelimin e Institutit të Studimeve Shqiptare më 1940 në Tiranë, dhe me shndërrimin e katedrës së gjuhës dhe letërsisë në “Institutin e Studimeve Shqiptare” në Romë.

    Më 1939 hapet në Universitetin Shtetëror të Romës Selia e Albanologjisë, ku Koliqi emërohet ordinar dhe qëndron i tillë derisa doli në pension. Ndërprerja e vetme disi e gjatë qe kur u emërua ministër Arsimi në vitet 1939-’41.

    Koliqi  vdiq në Romë më 15 janar 1975.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark