Sot (e mërkurë) fillon Superkupa e Kosovës në basketboll.
Superkupa do të zhvillohet në Prishtinë deri më datën 11 dhjetor.
Në këtë event të basketbollit do të marrin pjesë tetë klubet e elitës, ku priten përballje interesante.
Takimi i parë zhvillohet mes kampionit të Kosovës, Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, që këtë edicion është rikthyer në elitën e basketbollit.
Sfida e dytë e së mërkurës është mes organizatorit të kësaj ngjarje, Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, që e fitoi edicionin e kaluar këtë trofe të rëndësishëm për basketbollin e Kosovës.
Takime interesante priten edhe të enjten.
Trepça dhe Rahoveci është përballja e parë e ditës së enjte, ku sigurisht pritet një ndeshje interesante, kurse takimi i dytë është ndërmjet dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Bashkimi, që u takuan edhe të dielën (me verdhezinjtë që fituan 71:66).
Gjysmëfinalet do të zhvillohen të premten, ndërsa finalja e madhe të dielën.
SUPERKUPA E KOSOVËS
Çiftet e Superkupës janë:
E mërkurë (Grupi A-D)
16:00 Çerekfinale 1: Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
20:00 Çerekfinale 2: Sigal Prishtina – Ponte Prizreni
E enjte (Grupi B-C)
17:00 Çerekfinale 3: Trepça – Rahoveci
20:30 Çerekfinale 4: Peja – Bashkimi
E premte
17:00 (Gjysmëfinale 1 GRUPI A – GRUPI D)
20:30 (Gjysmëfinale 1 GRUPI B – GRUPI C)
E diel
17:00 FINALJA.